Gjermanët kthehen te triumfi, nuk fitonin që nga 1996
Kombëtarja Gjermane e ka nisur me këmbën e mbarë kampionatin evropian duke fituar ndeshjen e parë në grup me rezultatin e pastër 2-0 kundër Polonisë.
Në ndeshjen e luajtur në Austri të Klagenfurtit përpara 32.000 tifozësh të pranishëm në stadium sulmuesi i skuadrës së Bajernit të Mynihut, Lukas Podolski me dygolëshin e tij i ka dhënë fitoren e parë përfaqësueses Gjermane në 12 vitet e fundit në një Kampionat Evropian. Me këtë fitore të arritur skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv ka marrë kryesimin e grupit B me tre pikë po aq sa edhe kombëtarja Kroate, e cila ka fituar vetëm me rezultatin e ngushtë 1-0 kundër vendit organizator Austrisë. Joakim Lëv për këtë ndeshje ka lënë jashtë formacionit mesfushorin e skuadrës bavarez, Bastian Shvajshtaiger, për të cilin ka aktivizuar që nga minuta e parë mesfushorin e Verder Bremen Klemens Fritc. Kjo ndaj Polonisë ishte fitorja e parë e Gjermanisë në finalet e një Evropiani, që pas Euro 1996, ku u shpallën kampionë.
Austri-Kroaci
Tersi vazhdon për skuadrat organizatore të Euro 2008. Pas Zvicrës, të njëjtin fat në sfidën debutuese ka patur edhe Austria, që është ndëshkuar sërish nga një gol i vetëm. Kroati Modriç ka realizuar një penallti të ardhur pas vetëm 4 minutash lojë, kur Oliç është rrëzuar në zonë nga Aufhauzer, duke regjistruar edhe 11-metërshin më të shpejtë në historinë e Evropianit. Austriakët nuk kanë arritur as të paktën të barazojnë, megjithëse u përpoqën dhe iu afruan shumë. Mitiku “Prater” i Vjenës është bërë teatër i debutimit absolut të kombëtares austriake në fazën finale të një Evropiani. Një moment, që i gjithë vendi e priste prej kohës kur Austrisë, bashkë me Zvicrën, iu caktua organizimi i evenimentit. Në sulmin austriak janë nisur titullarë Linz e Harnik, me kapitenin Ivanshitz në mbështetje. Për portën, Maço ka fituar balotazhin me Maninger. Pa surpriza Kroacia e Biliç, i cili ka hedhur në fushë formacionin e paralajmëruar, ku në udhëheqje ka qenë kapiteni 35-vjeçar Niko Kovaç. Edhe pa Rakitiç, cilësia nuk ka munguar në mesfushë, me Kranjçar, Modriç e Srna. Kurse përpara është konfirmuar dyshja Petriç-Oliç, 27 gola të dy në Bundesligën e fundit. Edhe këtë herë ka shkuar si në tre precedentët e vetëm mes dy kombëtareve (të gjitha miqësore), ku kishin triumfuar gjithmonë kroatët. Gjithashtu, djemtë e Biliç kanë respektuar edhe traditën e nisjes me këmbë të mbarë, gjë që e kishin bërë edhe në dy edicionet e mëparshme të Evropianit, në të cilat kanë marrë pjesë. Në 1996 mposhtën 1-0 Turqinë, ndërsa në vitin 2004 barazuan ndaj zviceranëve. Avantazhi i fiksuar nga miqtë nuk është cenuar, ndonëse austriakët të frymëzuar gjatë 90 minutave nga kapiteni Ivanshitz, apo me Kienst në fund, s’kanë mundur dot të gjejnë shënjestrën e duhur në portën e Pletikosës. Ndonëse, po ashtu si Zvicra një ditë më parë do ta kishin merituar një start më të mbarë të kompeticionit, që e luajnë në shtëpinë e tyre.
Grupi B
Austri - Kroaci 0 - 1
Golat: Modriç 4’(p)
Gjermani – Poloni 2 – 0
Golat: Podolski 20’, 72’
Renditja
Ekipi N F B H Gol P
1. Gjermani 1 1 0 0 2-0 3
2. Kroaci 1 1 0 0 1-0 3
3. Austri 1 0 0 1 0-1 0
4. Poloni 1 0 0 1 0-2 0