Van Nistelroi: Pas 20 vjetësh është koha jonë
Plot 31 golat në 61 ndeshje me përfaqësuesen e Holandës, janë arma sekrete e qetësisë së Van Nistelroit.
“Tashmë kam rigjetur harmoninë time maksimale ndërsa mosmarrëveshjet me Van Basten janë krejtësisht një kapitull i mbyllur”, ka deklaruar dje për mediat sulmuesi dhe lideri i portokallinjve, Van Nistelroi. Pikërisht në ndeshjen debutuese në Euro 2008 kundër Italisë, Holanda ka rigjetur në formën e tij më të mirë bomberin e saj, Rud Van Nistelroin. Zhgënjimi i rëndë i botërorit 2006 dhe konflikti i gjatë me trajnerin Van Basten, tani duken shumë larg. “Ndjehem shumë më mirë se dy vjet më parë, jam më vërtetë më i qetë. Asaj kohe sapo kisha kaluar një periudhë të vështirë te Mançesteri dhe kisha humbur besimin në vetvete. Por tani gjithçka është ashtu si duhet, kam rigjetur aftësitë e mia më të mira”-u shpreh sulmuesi veteran i portokallinjve. Bashkë me trajnerin Van Basten, bomberi holandez Van Nistelroi është i bindur në suksesin e tulipanëve në këtë Evropian teksa besojnë shumë te kualitetet në përbërje të ekipit. “Kemi vetëm një objektiv e një opinion, të bëjmë maksimumin për të fituar këtë Evropian”, deklaroi ish-milanisti Van Basten që tashmë ka nënshkruar kontratën me Ajaksin. Ndërkohë Van Nistelroi bazon besimin e tij në anën tekniko-taktike. “Miqësoret e zhvilluara më kanë bindur akoma më shumë. Padyshim që kemi akoma nevojë për pak vazhdimësi, por në planin ofensiv jemi në gjendje të realizojmë kombinime perfekte. Kanë kaluar 20 vjet nga fitorja e vetme e Holandës, vërtetë shumë kohë, por tani është momenti për një tjetër triumf. Tifozët tanë e meritojnë”, - përfundoi sulmuesi i Holandës.