Emigrantët, përfitimi nga MSA
Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, do të ketë ndikim të madh edhe tek emigrantët shqiptarë që puno-jnë në vendet anëtare të BE-së.
ADI SHKEMBI
Të drejtat e emigrantëve tanë, që jetojnë dhe punojnë me letra të rregullta në një nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, parashikohen pikërisht në nenin 46 të kësaj marrëveshje, e cila do të hyjë në fuqi sapo të përfundojë procedura e ratifikimit nga të 27 parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Përfitimi
Në nenin 46 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, parashikohet se “Trajtimi i akorduar punonjësve që janë shtetas shqiptarë të punësuar ligjërisht në territorin e një shteti anëtar, nuk përmban asnjë formë diskriminimi bazuar në kombësi, për sa u përket kushteve të punës, shpërblimit apo shkarkimit nga puna, krahasuar këto me shtetasit e tij”. Më konkretisht, një punëtor me kombësi italiane që jeton dhe punon në Itali, punon në bazë të një kontrate pune që ka me firmën e ndërtimit. Në kontratë parashikohen kushte të tilla, si orët e punës që ai duhet të plotësojë çdo javë, ditët e pushimit në javë, paga për çdo orë jashtë orarit, leja vjetore etj. Në të njëjtën kohë në këtë kontratë pune parashikohen edhe shpërblimet për raste të caktuara, ashtu edhe shkarkimi nga puna. Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, këto të drejta do t’i përfitojnë automatikisht edhe punëtorët shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë me dokumente të rregullta në Itali. Përveç të tjerash, punëtori shqiptar, që është i punësuar në sektorin e ndërtimit, nuk është i detyruar për të marrë leje pune, çka deri tani është e nevojshme, sikundër nuk është i prekur më nga ndonjë pengesë për punësim. Gjithashtu në paragrafin e dytë të këtij neni, parashikohet edhe fakti që emigrantët me dokumente të rregullta në vendin ku kanë emigruar, gëzojnë po ashtu si vendasit, mundësi të barabartë për të ofruar shërbimin e tyre. Për t’iu rikthyer shembullit të mëparshëm, një emigrant shqiptar që punon në ndërtim do të ketë të njëjtat mundësi si punëtori vendas për të ofruar shërbimin e tij.
Gjykatat
Përveç të drejtës që punëtori shqiptar do të ketë për të punuar në Itali, me kushte të njëjta si punëtori italian, me hyrjen në fuqi të MSA-së, punëtori shqiptar ka të drejtë t’i drejtohet edhe gjykatave kombëtare në rast padrejtësie apo diskriminimi. Deri më sot, emigranti shqiptar që punon në ndërtim nuk mund t’i drejtohet një gjykate kombëtare, pasi trajtohet si një shtetas i një vendi jo anëtar i Bashkimit Evropian. Përfundimi i procesit të ratifikimit të MSA-së, bën që gjykatat kombëtare të vihen në lëvizje. Arsyetimi nr. 30 i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë thotë se, “neni 46 i MSA-së me Shqipërinë duhet të njihet si efekt i drejtpërdrejtë, ku si pasojë e këtij efekti, shtetasit shqiptarë kanë të drejtë të ngrenë padi në gjykatat kombëtare të vendeve anëtare të BE-së. Për të përforcuar këtë vendim, Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka nxjerrë arsyetimin nr. 37, ku thuhet se neni 46 i MSA-së zbatohet mbi çdo rregull që mund të parashikohet në kontratën e punës së emigrantit shqiptar dhe që bie ndesh me këtë nen.
Lëvizja e punëtorëve
Neni 46
Trajtimi i akorduar i punonjësve që janë shtetas shqiptarë të punësuar ligjërisht në territorin e një shteti anëtar, nuk përmban asnjë formë diskriminimi bazuar në kombësi, për sa u përket kushteve të punës, shpërblimit apo shkarkimit nga puna, krahasuar këto me shtetasit e tij.
Bashkëshorti/bashkëshortja dhe fëmijët rezidentë të ligjshëm të një punonjësi të punësuar ligjërisht në territorin e një shteti anëtar, me përjashtim të punonjësve sezonalë dhe të punonjësve që i nënshtrohen marrëveshjeve dypalëshe nën përcaktimin e nenit 47, në rast se nuk parashikohet ndryshe nga marrëveshjet e tilla, gëzojnë akses në tregun e punës së shtetit anëtar përkatës gjatë periudhës së qëndrimit të autorizuar për punësim të punonjësit.