Si kujtohet pushtimi italian në dyert e “Dante Aligierit” në Elbasan
09/04/2012 Kujtime të Rudolf Delianës, stërnip i Kristoforidhit kur ishte vetëm 9 vjeç
ELBASAN- Rreth 70 vjet më parë Elbasani si e gjithë Shqipëria u pushtua nga italianët. Fqinjët zgjodhën një formë tjetër për të “administruar” territorin shqiptar. Ata vendosën që ta pushtojnë Shqipërinë përmes kulturës italiane dhe sidomos arsimit. Një prej elbasanasve të vjetër, ish-normalist i cili në kohën e pushtimit ishte 9 vjeç tregon nëpërmjet kujtimeve të tij, ditët e para të pushtimit, frikën dhe përjetimin e elbasanasve të asaj periudhe, por edhe “pushtimin” kulturor që kishte përgatitur Italia.
Kujtime
“Si shumë e shumë të tjerë edhe unë ruaj kujtime nga vitet e para të jetës sime që, kuptohet, vijnë nga mjedisi familjar dhe shoqëror në të cilin unë jetoja në vitet 30-të të shekullit të kaluar. Isha gati 9 vjeç kur ushtria pushtuese italiane hyri në Elbasan. Qysh dy-tre ditët e para të 7 prillit më kujtohet që në familje dëgjoheshin fjalitë e “çuditshme”: “ Po vijnë italianët!”, “Shqipnia po pushtohet!”, “Çhall do bahet me babën që asht nëpunës dhe mund ta pushojnë!” e plot të tjera si këto.
Kësaj atmosfere të zymtë i shtohej edhe shqetësimi i madh i familjes nga fakti që gjyshja jonë lëngonte në shtratin e saj në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy hallat e mia, vajzat e gjyshes së sëmurë, gra mbi të tetëdhjetat hynin e dilnin me hallet që u shtoheshin. Kur kthehesha nga Shkolla Ushtrimore, ku ndiqja klasën e tretë me mësues arsimtarin shkodran Shaban Arra, shihja një vajtje-ardhje grash, e cila stë lejonte as të haje drekë apo zemër i qetë.
Im atë ishte nëpunës e ne jetonim në përgjithësi mirë vetëm me rrogën e tij. Halla e madhe kishte dy fëmijë jashtë shtetit e dy këtu. Hallet e saj po shtoheshin, sepse njëri prej këtyre të fundit vendosi të arratisej nga Shqipëria nga frika e Italisë që po vinte. Probleme të kësaj natyre dilnin edhe në familjen e hallës tjetër. Ne si fëmijë na mërziste fort kjo atmosferë sepse kishim humbur qetësinë dhe harenë e përditshme. Unë personalisht po shqetësohesha shumë sepse, me sa dukej, nuk do ta kisha kostumin e ri që, “moma”, ma kishte premtuar me rastin e pashkëve që u afruan. U ndodha në një nga këto ditë në zyrën e babës në bashki. Më tërhoqi vëmendjen një zhurmë e madhe që vinte nga jashtë, nga sheshi i saj. Dola në ballkonin e katit të dytë dhe u çudita kur poshtë në oborr, midis bashkisë dhe prefekturës, ishte grumbulluar një masë e madhe njerëzish. Të gjithë bërtisnin. Në qendër të tij një grup prej 10-15 vetësh përdorte fjalët: “Rroftë Shqipëria”, “Poshtë Italia”, “Duam armë”, etj. Këtu kuptova se po ndodhte diçka serioze. Po ashtu kuptova edhe domethënien e fjalëve që dëgjoja në shtëpi. Mbaj mend që mbeta vetëm në ballkon për një kohë të gjatë, madje i ulur në një stol dërrase. Se çndodhi më vonë nuk më kujtohet.
Këtë parregullsi e jetova po ato ditë në “pazar” (siç e quanim ne pjesën e vogël të qytetit ku ishte përqendruar tregtia). U ndodha aty për dore me gjyshen time, Kleopatra Bibaja, e bija e Konstandin Kristoforidhit. Duke u afruar në qendër u gjendëm pranë asaj ndërtese që isha mësuar ta dëgjoja me emrin “Shkolla Dante Aligieri”, ku mësohej “pa pare” gjuha italiane nga të rriturit. Habitesha kur e shihja këtë “shkollë” pa oborr, pa fëmijë e pa “daj Cen” që ti binte ziles si tek ne. Aty shihja vetëm njerëz që hynin e dilnin në katin e parë, i cili funksiononte si një lokal. Më ra në sy një flamur i madh italian, poshtë të cilit ishin një grumbull të rinjsh e të rriturish. Midis tyre kishte Normalistë, që i kisha parë në shkollë. Gjithashtu pashë edhe një djalë të lagjes sime, edhe ai Normalist. Edhe këtu po bërtitej, po shahej Italia dhe një nga djemtë u ngrit lart nga shokët dhe u kacavjerr tek flamuri. Gjyshja shpejtoi hapat për në shtëpi, sepse dukesh që kishte frikë se mos më ndodhte ndonjë gjë në këtë rrëmujë që shihnim.
Musolini në Shqipëri, dëshmi
për ndalesa në Elbasan
Pak kush e di që Musolini në kalimin e tij në territorin shqiptar është ndalur edhe në Elbasan.
Për ardhjen e Musolinit në Elbasan janë dy variante burimore: Sipas një ditari të një ushtari italian pjesëmarrës në luftimet italo-greke botuar në libër thuhet: Musolini edhi në Shqipëri më 2 mars 1941. Në 7 ditët e qëndrimit të tij më 2-9 mars 1941, Musolini qëndroi e fjeti një natë në Elbasan. I dyti: sipas këtij varianti që mbështetet si burim në dokumente të komandës eprore të fuqive të armatosura shqiptare, ardhja e Musolinit në Shqipëri qe tepër sekrete. Musolini erdhi “inkonjito” në aerodromin e Tiranës i shoqëruar nga gjeneral Cavallero dhe gjeneral Jakomo e Ranza. Qëndroi pak në Ndroq e pastaj në Rehovë të Beratit. Në datat 3, 4,5, 6, 7, 8, 9, 10, 11 thuhet se vizitoi pozicionet luftarake. Më 12 mars 1941 i shoqëruar nga gjeneral Priciolo vjen në Elbasan dhe bisedon me gjeneral Pirzio Birati që komandonte armatën e IX. Në orën 19.45 kthehet në Vlorë. Më 17 mars 1941 vjen përsëri në Elbasan. Fle në Elbasan dhe viziton Kishën Katolike. Po kështu raportohet se më 18 mars në Gramsh inaguroi urën dhe shkon në spitalin e Lixhës, ndërsa më 19 mars u interesua për fortifikimet mbrojtëse dhe rrugët. Më 20 mars vizitoi spitalin e Krastes dhe shkon deri në Liqenin e Ohrit. Më 21 mars kthehet në Romë.
Ndërtime në të gjithë qytetin
Si u organizuan institucionet
pas pushtimit italian
“Dopo Lavoro”
Ishin institucione propagandistike, që kishin për qëllim të integronin popullsinë qytetare (rininë, intelektualët) në kulturën fashiste nëpërmjet pjesëmarrjes në veprimtari kulturo-artistike dhe argëtuese. Në Elbasan u ngritëm dy qendra “Dopo Lavoro”. Një në lagjen “Kala”, në shtëpinë e Kol Petër Delianës, ku si përgjegjës ishte Mir Papajani dhe tjetra në lagjen “Beqire” në shtëpinë e Plangaricës me përgjegjës Bim Kuranin. Në këto qendra bëheshin edhe kurse për mësimin e gjuhës italiane.
“Organizatat Fashiste”
Edhe në Elbasan si në tërë vendit janë ngritur këto organizata fashiste: “Balilat”, organizatë fashiste, që përmblidhte fëmijët nga mosha 6-14 vjeç, kishte si uniformë pantallona të shkurtra dhe këmishë të zezë. Nga qyteti ynë janë me dhjetëra fëmijë që të veshur balila, shkuan në Itali. “Avanguardistët”: Organizatë fashiste që përmblidhte moshën nga 14-17 vjeç. Të rinjtë kishin uniformë të plotë me divizën e tyre: pantallona gri të gjata, këmishë të zezë, kollare dhe kapele. “Giovani Fashisti”ishte organizatë fashiste, që përmblidhte moshën 17-21 vjeç. Të rinjtë në këtë organizatë konsideroheshin kontingjentë, që kishin përqafuar ideologjinë fashiste. Uniforma e tyre kishte ngjashmëri me uniformën e trupave ushtarakë fashistë: Pantallona me ngjyrë gri, xhaketë, këmishë të zezë, kapele dhe kollare. Në xhaketë kishin për divizë sëpatën e Liktorit.
Varrezat italiane
Në Elbasan varret italiane u vendosën në sheshin në jug të varrezave të ortodoksëve, saktësisht aty ku sot është “Spitali Psikiatrik” me mjediset e tij. Sipas një dokumenti arkivor, në varrezat italiane të qytetit tonë numëroheshin 378 varre. Ka lista emërore të italianëve të varrosur në këto varreza. (Dosja nr.123, kutia 13, shkresa 14.11.1950 e Arkivit të Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit).
Ndërtime të italianëve
Pushtuesit italianë në Elbasan bënë këto ndërtime: “Pesë pallatet” që ishte një ndërtim masiv i bërë nga italianët në pronën e Qorrbeut. Pasi përfunduan këto 5 ndërtesa shërbyen si seli e komandës së trupave pushtuese ushtarake italiane. Ky masiv ndërtimi ishte i rrethuar me mur dhe me pika fortifikimi në të katër anët. Depot e armatimeve të ndërtuara nga italianët u ngritën: a) Në ullishtë tek “Katër Rrugët” në perëndim të qytetit, aty ku sot ndodhen banesat e lagjes NSHU. b) Në një grykë në ullishtë nga 300 m në veri të Mullirit të Delimetës, c. Në Krastë dhe në Griqan.
Kuestura italiane
Aty ku sot ndodhet “ish-TV Dardan” u ngrit një godinë dykatëshe. Kjo ndërtesë qe selia e Kuesturës. Kati i parë u bë me mure, ndërsa i dyti me elementë parafabrikate të drunjta.
Në qendër të qytetit në rrugën “Kamo Sejdini” e në “hotelin e Sejdinëve” u vendosën zyrat e “Fashos”
2 ngjarje të mëdha
Dy ngjarje të mëdha që kanë të bëjnë me fashizmin si: a) Asambleja që shpalli bashkimin profesional të Shqipërisë me Italinë fashiste. b) Njohja e V. Emanuelit si mbret të Shqipërisë (Romë 12 prill 1939) qenë pjesëmarrës elbasanasit: Sh. Verlaci, A. Xhuvani, A. Beça (gazeta 55, 9 tetor 2008, K. Dervishi). Po kështu, në Elbasan pas pushtimit fashist u ngritën fortifikime: I pari ishte pozicioni i fortifikuar në dalje të rrugës për në Tiranë, në urën e gurtë me harqe të Zaranikës në anën e djathtë të saj dhe pozicioni i fortifikimit të blinduar në Jug të qytetit në anën e majtë të urës së gurtë të Shkumbinit.