E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali; Sekuestrohen 12 kg kokainë dhe 5 kg heroinë, dy shqiptarë në pranga



Policia italiane ka sekuestruar 12 kg kokainë dhe 5 kg heroinë, ndërsa në dy operacione të ndryshme ka arrestuar një grua dhe një burrë nga Shqipëria. Karabinierët italianë ndaluan gruan, ndërsa ajo po përpiqej të kalonte për në kufirin zviceran. Shqiptarja e paidentifikuar ende mbante të fshehur në gomën rezervë të makinës 22 pako me heroinë. Policia italiane bëri të ditur se gruaja me nënshtetësi shqiptare udhëtonte me një pasaportë britanike. Ndërkaq, bashkë me 12 kg lëndë narkotike, asaj iu sekuestruan edhe 450 euro. Sipas policisë italiane, shtetasja shqiptare udhëtonte me një makinë “Ford Focus”, në të cilën kishte fshehur edhe heroinën. Ndërkohë karabinierët italianë arrestuan edhe një 25-vjeçar shqiptar, pasi gjatë kontrollit të kryer në automjetin e tij, iu gjetën rreth 5 kg drogë e dyshuar si heroinë e pastër. Policia italiane kishte parë në rrugë një makinë tip “Volswagen Passat”, që po lëvizte rreth orës 20:00 të dy ditëve më parë. Ata i bënë shenjë të ndalonte. Nervozizmi i treguar nga shqiptari bëri që karabinierët menjëherë të fillonin të kërkonin në makinë. Të fshehur në pjesën e pasme, ata gjetën sasinë e drogës, e cila ishte ndarë në 40 mijë doza. Sipas agjentëve, vlera e drogës së kapur ishte rreth 1 milion euro.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›