Tiranë; Mashtroi me 15 mijë euro, nën hetim biznesmeni
Një person akuzohet nga prokuroria për kryerjen e veprës penale të “mashtrimit”, pas u denoncimit nga një qytetar. Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar të Tiranës dërguan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të 44-vjeçarit Roland Murlani, banues në Tiranë. Sipas policisë, ndaj tij është depozituar një kallëzim penal nga një qytetar, se e ka mashtruar duke i marrë shumën e parave prej 2.750.000 lekësh në vitin 2004, për arsye biznesi dhe nuk i ka kthyer shumën e parave prej 1.850.000 lekësh.