Korçë, sezoni veror çelet me kostumet e Karnavaleve
KORÇE - Me një veprimtari të rrallë dhe që solli gëzim dhe hare mes banorëve të Korçës u çel dje sezoni turistik veror në këtë qytet.
Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve ishte një organizim i Bashkisë së Korçës në kuadër të zbatimit të programit “Shpirti i traditës”. Korça e serenatave, ringjalli traditën e hershme të saj me organizimin e këtij festivali. Në sheshin e “Luftëtarit Kombëtar” u bashkuan 13 grupe karnavalesh të Korçës me ata të Tiranës, Shkodrës, Kavajës, Beratit por edhe të Maqedonisë, Greqisë, Bullgarisë, Italisë dhe Malit të Zi. Në orën 18:00 në shesh u derdhën mijëra banorë të Korçës, të cilët kishin dalë për të ndjekur festivalin. Pjesëmarrësit në festime janë përshëndetur nga kryetari i Bashkisë Niko Peleshi, presidenti i Shoqatës së Karnavaleve të Europës, Henk Ferdinant Van Der Kroon, presidentja e Shoqatës së Karnavaleve të Shqipërisë, Dhurata Bejzade e të ftuar të tjerë nga vendet pjesëmarrëse në festival. Në fjalën e tij Van Der Kroon, lavdëroi organizimin festivalit. Grupet e karnavaleve mes muzikës, kostumeve dhe maskave dhe veshjeve shumëngjyrëshe kaluan në shëtitoren “Republika” dhe mandej në unazën e vogël të qytetit. Për organizimin e aktivitetit, përveç bashkisë, që kishte rolin kryesor bashkëpunuan edhe AMC, “Birra Korça”, shoqata e Karnavaleve të Shqipërisë, Qendra Kulturore “Vangjush Mio”, Qendra Kulturore e Fëmijëve, si dhe Drejtoria Arsimore Rajonale. j.gj