E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali/ Të paktën 22 të vdekur nga rrëshqitjet e tokës

Të paktën 22 persona humbën jetën dhe 35 të tjerë rezultojnë të zhdukur në lindje të Sicilisë, sipas një bilanci tjetër si pasojë e rrëshqitjeve të tokës që ndodhën të enjten e kaluar, theksoi sot zëdhënësi i Mbrojtjes civile në ishull.
"Rreth 29 të plagosur ndodhen në spital, ndërkohë që 564 banorët të rajonit janë strehuar në hotele, shkolla dhe strehime të tjera", shtoi i njëjti burim.
Kryeministri italian, Silvio Berlusconi do të zhvillojë sot një fluturim me helikopter në zonën e prekur nga rrëshqitjet e tokës. "Disa fshatra janë akoma të izoluar", theksoi një fotograf.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›