Indi/ Humbin jetën 200 persona nga përmbytjet
Përmbytjet që pasuan shirat e rrëmbyeshëm gjatë pesë ditëve të fundit në jug të Indisë kanë shkaktuar të paktën 200 të vdekur, kanë shkatërruar të mbjellat dhe ndërkohë mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë, njoftuan sot burime zyrtare. Të paktën 167 persona humbën jetën në shtetin Karnataka, ku disa lumenj dolën nga shtrati pas shirave të rrëmbyeshëm duke shembur shumë ndërtesa. Më shumë se 100 mijë persona kanë mbetur të pastrehë dhe pamjet televizive tregonin qindra njerëz të ngjitur në çatitë e shtëpive ose nëpër pemë. Në shtetin fqinj të Andhra Pradesh, të paktën 33 persona vdiqën dhe më shumë se 1.8 milion njerëz janë prekur nga përmbytjet, njoftuan burime zyrtare."Kemi evakuuar 40 mijë njerëz vetëm në qytetin Kurnool", deklaroi një zyrtar i lartë i departamentit të emergjencave.
Zyrtarët deklaruan se bilanci i të vdekurve mund të rritet, pasi pesë mijë persona vazhdojnë të jenë bllokuar në zona të largëta të përfshira nga përmbytjet.
Sipas të dhënave të Kryqit të Kuq, rreth një mijë persona kanë humbur jetën në Indi këtë vit për shkak të përmbytjeve, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë.