E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Topalli takon Napolitanon

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila po zhvillon një vizitë në Itali, zhvilloi dje një takim me Presidentin italian Napolitano, Presidentin Delors e Komisionerin Evropian, Mario Monti. Presidenti i Kolegjit Evropian, Azal, ndër të tjera shprehu kënaqësinë e veçantë që studentë nga 20 vende të botës marrin diplomën në prani të personaliteteve të shquara. Ndër 45 studentët e diplomuar këtë vit në këtë kolegj ishin dhe 4 shqiptarë, duke shënuar kështu numrin më të lartë të studentëve nga një vend. Në fund të ceremonisë, Kryetarja e Kuvendit, Topalli, u takua me studentët shqiptarë të sapodiplomuar, të cilët shprehën kënaqësinë e këtij takimi në një ditë kaq të veçantë për ta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›