Botuesi i gazetës "Tema", kallëzim policisë
Policisë së Shtetit, Ahmet Matoshi. Sipas Bazes, Matoshi pengoi dy ditë më parë zbatimin e vendimit të gjyqësorit duke kryer kështu një vepër penale. Botuesi i "Temës" tha para prokurorisë se gjykata i ka dhënë të drejtë gazetës të qëndrojë në ambientin aktual, por vendimi nuk u zbatua nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët formuan të premten pasdite dy kordonë që stafi i gazetës të mos futej në godinë. Baze tha se gazetarët kanë punuar në rrugë me laptop dhe se janë ndihmuar nga redaksitë e gazetave të tjera për të printuar dhe publikuar gazetën. Ai shtoi se bllokimi i gazetës është vepër e strukturave politike, por "Tema" do të vazhdojë betejën e saj të drejtë. Dy ditë më parë, dy kordonë me forca policore ndaluan gazetarët e gazetës "Tema" të hyjnë në ambientet e brendshme të redaksisë, pasi objekti ku ndodhet gazeta quhet objekt strategjik. Është quajtur kështu, pasi, sipas qeverisë, në këto ambiente do të prodhohen kartat e identitetit dhe për këtë shkak policia duhet të garantojë sigurinë e procesit të saponisur. Drejtori i gazetës "Tema", Mero Baze, si dhe stafi i kësaj gazete, kundërshtuan vendimin e qeverisë dhe e kanë cilësuar atë si një vendim politik dhe një hakmarrje e Kryeministrit Berisha ndaj gazetës, e cila ka qenë shumë kritike ndaj tij. "Zotëri, të lutem shikoje këtë vendim gjykate! Mua Kushtetuta më garanton të punoj i qetë në pronën time, pasi Gjykata ma ka njohur këtë të drejtë. As ju, as eprorët tuaj, nuk mundeni të dilni mbi gjykatat", i është shprehur Baze përfaqësuesit të forcave policore pranë redaksisë. Nga ana e tij, përfaqësuesi i togës policore ka deklaruar se duhej që këtë vendim gjykate ta paraqiste tek eprorët e tij, pasi ai vetë kishte urdhër të prerë për të mos lejuar hyrjen e stafit të gazetës në objekt.