Itali-Turqi-Rusi, aleanca e re e naftës dhe e gazit
Një aleance e re mes Italisë, Rusisë dhe Turqisë mund të jetë vendimtare në përcaktimin e rrugëve dhe në kontrollin e flukseve të naftës e gazit në zonën e detit Kaspik, bëhet e ditur nga agjencitë e specializuara të lajmeve.
Me 19 tetor, një grup i madh zyrtarësh dhe biznesmenësh nga tri vendet u mblodhën në Milano dhe nënshkruan marrëveshjen që mund t'i hapin rrugën realizimit të disa projekteve të rëndësishme naftësjellësish dhe gazsjellësish. Gazsjellësi i Rrymës së Jugut "South Stream" duhet të kalojë përmes detit të Zi në ujërat territoriale turke para se të mbërrijë në Bullgari, Greqi e Itali.
Lëvizjet e Turqisë dhe Italisë janë shumë të debatueshme, për shkak se shkojnë në kundërshtim me politiken e Bashkimit Evropian për krijimin e Korridorit të Jugut, një seri projektesh energjetike që fillojnë në Azinë Qendrore dhe mbërrijnë në Evropë përmes Turqisë dhe Ballkanit.
Thelbi i Korridorit të Jugut është projekti i gazsjellësit "Nabuco" dhe synon të shmangë dominimin e tregut evropian të gazit nga Rusia. Por, gjatë vitit të fundit, Moska ka arritur të përçajë aleancën evropiane përmes marrëveshjeve të veçanta me Gjermaninë, Austrinë dhe së fundmi, me Turqinë dhe Italinë.