E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia në lumin Tisa, konfirmohet kufoma e nëntë

Kufoma e një fëmije 1-vjeçar është gjetur sot në lumin Tisa duke e çuar në nëntë numrin e viktimave në këtë tragjedi. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat citojnë burime nga policia e cila është njoftuar përmes EULEX-it. Sipas informacioneve kufoma e fëmijës është gjetur nga polumbarët por ende nuk është bërë ende i ditur identiteti i tij.
Ndërkohë tre trupa pa jetë, për të cilët supozohet se iu takojnë grupit të shqiptarëve të Kosovës të fundosur para dy jave në lumin Tisa, gjatë kalimit të kufirit Serbi-Hungari, janë gjetur të shtunën dhe të dielën afër Kanjizhës, njofton gazeta "Blic" e Beogradit.
Deri tani numri i konfirmuar i viktimave në rastin tragjik në Tisa është nëntë persona. Gjashtë janë gjetur nga autoritete e Serbisë dhe tre nga autoritetet e Hungarisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›