Itali: arrestohet një shqiptar, rrahu gruan
Një shqiptar në Itali emri i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar nga forcat policore sepse ka rrahur në mënyrë të dhunshme të shoqen. Gruaja e tij ka qëndruar për 15 ditë në spital si pasojë e dhunës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave 47-vjeçari jeton në Itali me dokumenta të rregullta. Por tani ai ndodhet në duart e drejtësisë italiane ku është arrestuar për dhunë në familje.