Dasma reale e “Fionës dhe Shrekut”
Anxhela Airton dhe i fejuari i saj patën një dasmë përrallore në kuptimin e vërtetë të fjalës. çifti u martuan si Fiona dhe Shrek. Dhëndri, Geri Kerlei kishte vendosur një maskë të Shrekut dhe kishte veshur një kostum identik me të personazhit. Ndërsa Anxhela ishte me fustan të bardhë dhe e kishte lyer fytyrën me bojë jeshile. Ata u kërkuan edhe të ftuarve të tyre të vinin si karaktere të filmave të animuar. Të ftuarit u paraqitën si Hirushja, Borëbardha, gomari i Shrekut, etj. Anxhela, 41 vjeçe tha se “Ne dëshironim një dasmë me subjekt dhe sigurisht që ia arritën qëllimit. Të gjithë u kënaqën dhe madje u futën edhe në karaktere”. çiftit i erdhi ideja për ceremoninë e çuditshme pasi të afërmit e tyre talleshin shpesh me Gerin, 52 vjeç, mbi ngjashmërinë e tij me Shrekun. Geri tha se ata kishin vendosur ta bënin këtë ditë të paharrueshme. “Vendosa të martohem si Shreku, sepse nipat e mi më thërrasin Xhaxha Shrek. Ishte shumë për të qeshur dhe një ceremoni e paharrueshme”, tha dhëndri për “The Sun”.