E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohet shqiptari me 3.5 kg kokainë të pastër

Policia italiane ka vënë në pranga një 37-vjeçar shqiptar, të cilit i janë sekuestruar 3.5 kg kokainë e pastër. Droga e sekuestruar nga uniformat blu arrin në shifrën e 400 mijë eurove.

Pas kontrollit të kryer në shtëpinë e 37-vjeçarit shqiptar, policia ka gjetur një laborator të përpunimit dhe paketimit të lëndëve narkotike.

Operacioni anti-drogë është kryer në zonën e Monza-s të Italisë. Sipas hetimeve të para, tutori i drogës mund të jetë përgjegjës i shpërndarjes së kilogramëve të kokainës në tregun e kësaj zone.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›