Shqipëria merr çelësat e Këshillit të Evropës

Për herë të parë pas 17 vitesh anëtarësim, Shqipëria do të drejtojë Komitetin e Ministrave të 47 vendeve anëtare, një hap ky që shënon rritjen e imazhit të Shqipërisë në Evropë dhe prestigjin e saj për të drejtuar organizata ndërkombëtare të këtyre përmasave.
Simbolikisht sekretari britanik William Hague i dorëzoi zv/kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto çelësin e presidencës së radhës. Ceremonia u parapri nga takimi i rregullt i Komitetit të Ministrave, i fundit i drejtuar nga Britania e Madhe, ku u diskutua mbi politikat e Këshillit të Evropës ndaj rajoneve fqinje dhe kontributi i saj ndaj ketyre demokracive të reja.
Më pas u paraqitën arritjet dhe rezultatet e presidencës britanike nga sekretari britanik Hague, ku reforma e Gjykatës ku gjykata e reformës së të drejtave të njeriut përbënte një nga prioritetet kryesore të kësaj presidence. Minuta ministri Hague i dorëzoi çelësin e presidencë së radhës së këtij komiteti, ministrit Haxhinasto, i cili shpalosi prioritetet e presidencës shqiptare, që do të udhëhiqet nga motoja: të bashkuar në diversitet. Haxhinasto u shpreh se Shqipëria do të vazhdojë punën në përputhje me vijën e ndjekur më parë nga presidencat ukrainase dhe britanike duke promovuar edhe më tej vlerat e kësaj organizate.
"Shqipëria ka vendosur të ketë si prioritet të saj gjatë këtyre gjashtë muajve dialogun ndërkulturor, edukimin e tolerancës veçanërisht për brezat e rinj dhe të jetuarit së bashku. Haxhinasto theksoi se në Tiranë në nëntor, gjatë festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë, do të organizohet një konferencë e nivelit të lartë ndërkombëtar mbi diversitetin ne Europë dhe dialogun ndërkulturor", tha Haxhinasto
Pas përfundimit të takimit të Ministrave të 47 vendeve anëtare, u zhvillua dhe ceremonia festive e rastit. Kryediplomati shqiptar i dhuroi Këshillit të Evropës, në emër të Shqipërisë , një kostum popullor tradicional shqiptar, që u vlerësua jashtëzakonisht nga të pranishmit. Më pas fjalën e mori sekretari i përgjithshëm i KiE, THobjorn Jagland i cili duke e pranuar me kënaqësi dhuratën e çmuar të Shqipërisë, tha se ky kostum i kujton dhe veshjet e vendit të tij, Norvegjisë , gjë që tregon se ka vlera të përbashkëta në kulturat mes vendeve të Europës dhe kjo e përforcon më shumë idenë e diversitetit dhe të të jetuarit së bashku, që është dhe motoja e Shqipërisë.
Më pas Jagland i uroi Shqipërisë presidencë të suksesshme. Hinmi shqiptar i kënduar nga sopranoja Oriana Kurteshi e shoqëruar në piano nga kompozitori Genc Tukici i dhanë një emocion të veçantë ceremonisë së presidencës shqiptare. Më pas ministrat e 47 vendeve anëtare dhe delegacionet që i shoqëronin u njohën me një pjesë të historisë shqiptare. Konkretisht u prezantuan disa objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare bizantine dhe pas bizantine. Më pas të ftuarit shijuan produktet ushqimore shqiptare, verën dhe rakinë tradicionale si dhe produkte të tjera. /Start/
2012-05-23 14:46