E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali baby kunder Anglise

Të mërkurën nis një cikël i ri për Kombëtaren e Çezare Prandelit dhe pas një Europiani të bukur, por të mbyllur keq në finale, tashmë të kaltërit projektohen drejt Botërorit 2014 në Brazil.
Përfaqësuesja italiane do të luajë përballë Anglisë, një miqësore që do të zhvillohet në qytetin zviceran, Bernë, pa pjesën dërrmuese të lojtarëve kryesorë dhe me shumë emra të rinj. periudha 2-vjeçare deri në cilësohet si vendimtare drejt Kupës së Botës.
“Jemi gati ta nisim edicionin e ri me entuziazëm dhe me dëshirën për t’u paraqitur sa më mirë. Kjo është cilësuar gjërësisht si Italia e të rinjve dhe të gjithë kanë dëshirë ta nisin aventurën me këmbën e mbarë”, deklaroi Prandeli.
Drejtuesi i stolit deklaroi se synimi është që skuadra të vazhdojë të luajë me të njëjtën filozofi, megjithatë nevojitet më shumë balancë në fushë dhe natyrshëm objektivi është të shënohen sa më shumë gola.
Kjo shpjegon faktin përse më të vëzhguarit gjatë kësaj periudhe kanë qenë sulmuesit, ndërsa synimi është që cilësia e lojës së Italisë të përmirësohet pikërisht nga lojtarët e rinj.
Një mungesë e rëndësishme e përfaqësueses italiane në miqësoren kundër “Tre Luanëve” është ajo e sulmuesit Mario Baloteli. Për të zëvendësuar sulmuesin e Mançester Sitit në ekip është grumbulluar talenti i ri i Udinezes, Diego Fabrini.
Për ndeshjen me Anglinë, “Puma” partneri zyrtar teknik i Italisë ka vendosur të prodhojë një fanellë speciale, për të përujtuar 30-vjetorin e triumfit të “të kaltërve” në Botërorin e vitit 1982 në Spanjë.
Fanellat do të jenë njësoj si ato të mbajtura tre dekada më parë, me të njëjtin dizajn numrash dhe pa emra në shpinë. Ky do të jetë një edicion i kufizuar dhe uniformat do të shërbejnë vetëm për takimin e së mërkurës. Gjithashtu, brenda fanellave, në pjesën e pasme do të jenë të printuara të gjitha ndeshjet e Italisë në Botërorin 82.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›