E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie e bën çdo ekip të fortë

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany e ka lavdëruar sulmuesin e Arsenalit, Robin van Persie, duke insistuar se ai do ta përforconte secilin ekip, në të cilin do të shkonte. Sulmuesi holandez mund të largohet nga Emirates Stadium gjatë kësaj vere, me Cityn, Manchester Unitedin dhe Juventusin, të gatshëm të intervenojnë.

“Është mjaft e thjeshtë të thuash se dëshiron të luash me Robin van Persien. Ai është lojtar i madh, e ka vërtetuar këtë disa herë sezonin e kaluar dhe në cilindo ekipi që do të luante, do ta bënte atë më të fortë”, theksoi 29-vjeçari për Sky Sports.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›