E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Bayerni pas Songut

Barcelona nuk është i vetmi ekip që ka shfaqur interesim për mesfushorin e Arsenalit, Alexandre Song.

Sipas medieve gjermane, së fundmi futbollistit kamerunas ia ka vënë syrin edhe Bayern Munichu.

Skuadra bavareze nuk ka arritur ta bindë Athletic Bilbaon që t’ia shesë përfaqësuesin spanjoll, Javi Martinez, kështu që tash ia ka mësyrë Songut, i cili është objektiv i katalunasve këtë verë.

Për momentin, Song ka thënë se nuk e ka ndërmend të lëviz nga Emirates Stadium, por afati kalimtar zgjat edhe më shumë se dy javë dhe deri atëherë mund të ndodhë gjithçka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›