E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, bie nga catia, vdes punetori shqiptar

Nje shtetas shqiptar ka humbur jeten sot ne Itali, per shkak te nje incidenti ne pune.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave 25 vjecari shqiptar Riza Strazimiri ra nga catia e nje kapanoni ku po punonte.

Sipas burimeve, koleget e tij i kane ardhur menjehere ne ndihme, por ai ka nderruar jete gjate transportit per ne spital.

Burimet shtojne se me kete rast shkon ne dy numri i te vdekurve per shkak te aksidenteve ne pune, brenda dy diteve ne rajonin e Toskanes.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›