Gjirokastrër, “Arrest në burg” për 2 pronarët e “Arti” sh.p.k
GJIROKASTER - Ditën e sotme gjykata e Gjirokastrës ka marrë masën e sigurisë për të arrestuarin e 10 të tragjedisë, Aristotel Haxhia. Ndaj 40 vjeçarit është marrë masa e sigurisë “Arrest me Burg”, ndërsa diskutohet çështja e sekuestrimit të pasurisë së këtij personi, bashkëpronar me Sotiraq Janorën në firmën e ndërtimit Arti Shpk. Haxhia president i firmës Arti Shpk, u vetëdorëzua në polici dy ditë më parë, ndërsa kërkohej nga blutë e Gjirokastrës që nga dita e shembjes së një pjese të pallatit në lagjen 11 janari, ku humbën jetën 3 persona mes tyre edhe një e mitur 13 vjeçe. Shembja e pjesshme e pallatit në lagjen 11 janari të Gjirokastrës të dielën e 9 nëntorit ne mesdite shkaktoi vdekjen e Parashqevi Zoto 65 vjeç, Valbona Dalani 35 vjeç dhe Anxhela Dalani 13 vjeçe, trupat e pajetë të të cilave u gjetën dy ditë më pas nën rrënojat e pallatit. Shkak i tragjedisë u bënë punimet për ndërtimin e një pallati të ri ngjitur, punime të cilat po kryheshin nga firma Arti Shpk.
(O.Zh BalkanWeb)