E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rëndohet situata shëndetësore e 10 deputeteve greviste

Greva e deputetëve ka hyrë sot në ditën e 6-të. Ish deputeti i LSI-së, Sabit Brokaj, në pozicionin e një mjeku ka vizituar sot koleget e tij dhe ka dale në konkluzionin se jeta e grevisteve është në rrezik serioz. 

TIRANE - Greva e deputetëve ka hyrë sot në ditën e 6-të. 10 deputetët paraqesin probleme të rënda shëndetësore. Ish deputeti i LSI-së, Sabit Brokaj, në pozicionin e një mjeku ka vizituar sot koleget e tij dhe ka dale në konkluzionin se jeta e grevisteve është në rrezik serioz.
Ndërsa LSI bën të ditur se ka përgatitur një rezolute ku kërkohet zgjidhja e krizës.

Reagon Partia Demokristiane

Partia Demokristiane, shprehet e shqetësuar për deklaratat e kryeministri Berisha bëre një dite më parë nga Brukseli. Sipas sekretarit politik të kësaj force, kryeministri Berisha po përpiqet ta paraqesë betejën për votën e lirë, si një krizë të brendshme të opozitës së majtë. Sipas PDK nëse kryetari i PS-së ka vendosur të hartojë një kod zgjedhor përjashtues, Berisha, nuk ka pse të bëhet palë me të keqen.

Ora: 13:30

Greva e deputetëve, Amb. SHBA:Gjeni zgjidhje konsensuale

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaron se po ndjek nga afër situatën e grevës së dhjetë deputetëve të partive të vogla dhe nxit arritjen e një zgjidhjeje nëpërmjet konsensusit”. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i kësaj ambasade në Tiranë Biks Aliu në një prononcim për Agjencinë Telegrafike të Lajmeve në Shqipëri (ATSH).

Zëdhënësi i ambasadës amerikane në Tiranë, Biks Aliu kometoi gjithashtu edhe çështjen e kodit të ri elektoral në Shqipëri. Sipas tij "rregullat, rregulloret dhe aspektet teknike të zgjedhjeve dhe procesit zgjedhor kanë nevojë për një diskutim nëpërmjet mjeteve të hapura dhe bashkëpunuese".

"Zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri do të jenë një provë e vërtetë e nivelit të demokracisë së saj, ndërkohë që Shqipëria vazhdon rrugën e saj për një integrim të plotë euroatlantik", tha në përfundim, zëdhënësi i ambasadës amerikane në Shqipëri.

10 deputetët grevistë janë sot në ditën e 6 të grevës së urisë dhe gjendja e tyre shëndetësore është më e renduar. Një gjendje shëndetësore më të luhatshme se kolegët e tjerë kanë pasur veçanërisht ligjvënësit, Spartak Braho, Pëllumb Xhufi dhe Ymer Tola, të cilët vuajnë nga diabeti. Edhe deputeti Frrok Gjini kishte kaluar në një gjendje të rënduar. Grupe te specializuara mjekesh mbikqyrin shendetin e deputeteve greviste dhe kanë rekomanduar disa prej tyre të dalin nga greva.

Dy partitë e mëdha, PS e PD deri ditën e djeshme kanë preferuar të ironizojnë grevën e dhjetëve deputetëve për lirinë e votës. Ironia ka shkuar përtej kur komisioni i posaçëm kuvendor për hartimin e Kodit të ri Elektoral miratoi me konsensusin e tyre njëqind faqet e draftit integral për Kodin e ri Zgjedhor. Ato pritet t’i nënshtrohen javën e ardhshme votimit në sallën e Kuvendit. Ndaj këtij vendimi, kreu i LSI-së, Ilir Meta si edhe deputeti demokristian, Frrok Gjini deklaruan për mediat se “jemi të vendosur deri në vetëflijim në rast se liria e votës nuk respektohet”.

Nga ana e tij kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, njëkohësisht dhe kryetari i PD-së bëri të ditur dje nga Brukseli se nuk do të negocionte me asnjë parti, që të drejtën pë të pasur komisionerë do ta kërkojnë përmes grevës së urisë.

“Kanë pasur çdo rast për të qenë në komision parlamentar dhe kanë qenë në komision dhe ligji do shkojë prapë në parlament”, - u shpreh më tej Berisha. Ai rikonfirmoi faktin se për reformën zgjedhore, reformë kyçe për zhvillimin e demokracisë në vend, do të bashkëpunojë vetëm me PS-në dhe me Ramën, pasi ai për momentin është kryetari i partisë më të madhe të opozitës. “Jam i shtrënguar të negocioj vetëm me partinë më të madhe opozitare dhe se nuk mund ta anashkaloj Partinë Socialiste për t’i plotësuar kërkesat partive më të vogla në opozitë”, - u shpreh dje Berisha.

(O.Zh S.G BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›