E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, bonus familjar për emigrantët nga 200-1000 euro

Paketa e re antikrizë e qeverisë italiane përmban edhe një bonus për emigrantët me qëndrim të rregullt në këtë vend, ku aktualisht strehohen në mënyrë legale, më shumë se 430 mijë shqiptarë.

Kjo paketë antikrizë dhe bonusi familjar,(që nënkupton dhënien e një asistence) që arrin në vlerat nga 200 deri në 1000 euro do të ndihmojë edhe emigrantët në këtë vend, në kushte të barabarta me vetë shtetasit italianë.

Përfitues

Neni i parë i dekretligjit 185 (që po kthehet në ligj) shpjegon se bonusi u takon "subjekteve rezidentë", që bëjnë pjesë në një familje me të ardhura të pakta. Me rezidentë, nënkuptohen të regjistruarit në zyrën e gjendjes civile, pa dallime të tjera. Një kërkesë të tillë zakonisht e plotësojnë të gjithë ata emigrantë të cilët zotërojnë një leje qëndrimi.

Bonusi mund të kërkohet nga punëmarrësit, por edhe pensionistët, Nga kategoria e atyre që përfitojnë do të përjashtohen të vetëpunësuarit, sipërmarrësit e vegjël. Autoritetet zyrtare konfirmojnë se kjo ndihmë përbëhet nga një shumë e vogël, e variueshme sipas të ardhurave të realizuara. Kjo luhatet nga 200 euro, që i takojnë një pensionisti me të ardhura të realizuara, maksimalisht 15 mijë euro, deri në 1000 euro. Shuma këto që pritet të ndihmojnë vatrat familjare me pesë anëtarë dhe me të ardhura maksimale të realizuara prej 22 mijë eurosh.

Kushtet

Referimi bëhet për të ardhurat kompleksive, duke përllogaritur të gjitha fitimet e deklaruara të anëtarëve të familjes.

Sidoqoftë, bonusi mund të kërkohet një herë të vetme dhe vetëm nga një anëtar i familjes, por skadenca e kërkesave kalkulohet, sipas vitit për të cilin zgjidhet kjo përllogaritje. P.sh. ata që zgjedhin vitin 2007 duhet ta kishin paraqitur këtë kërkesë brenda 31 janarit 2008. Ndërsa ata që zgjedhin vitin 2008 do të kenë si datën e fundit të paraqitjes së kërkesës së tyre 31 marsin e 2009-ës.

Punëdhënësit duhet t‘ia paraqesin kërkesën punëmarrësit të tyre. Ndërsa, për punëtorët shtëpiakë, ku klasifikohen bashkëpunëtorët familjarë, ofruesit e shërbimeve të përkujdesjes, si dhe kujdestarët e fëmijëve mund ta dorëzojnë kërkesën për të përfituar nga bonusi antikrizë i qeverisë, pranë sporteleve të agjencive të hyrjeve. Nga ana tjetër, pensionistët dhe të papunët duhet t‘i drejtohen Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore (INSP). Paratë do të vijnë pas një muaji, drejtpërdrejt nga listë-pagesat ku punëdhënësit do të rimbursohen nga shteti. Kurse të moshuarit mund ta tërheqin shumën e përfituar nga bonusi së bashku me pensionin.

Modulet dhe udhëzimet për paraqitjen e kërkesës mund të shkarkohen drejtpërdrejt nga faqja e internetit: www.agenziaentrate.it

Megjithatë, specialistët e emigracionit sugjerojnë se do të ishte më mirë që të interesuarit për më shumë informacion t‘i drejtoheshin një organizate punëdhënësish, apo Caaf për të marrë të dhëna dhe asistencë falas.

TAB

Tipologjia familjare Të ardhurat e përgjithshme Bonusi maksimal

Pensionist i vetëm 15 mijë euro 200 euro

Familje me 2 persona 17 mijë euro 300 euro

Familje me 3 persona 17 mijë euro 400 euro

Familje me 4 persona 20 mijë euro 500 euro

Familje me 5 persona 20 mijë euro 600 euro

Familje me 5 persona 2 mijë euro 1000 euro

Familje me të paaftë 35 mijë euro 1000 euro



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›