E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, dënohen me burg 3 shqiptarët e akuzuar për grabitje

Gjykata italiane në Meldola shpalli dënimin në fund të procesit për tre emigrantë shqiptarë të akuzuar për grabitje vilash dhe pengmarrje në vitin 2000.
Togat e zeza kanë dënuar përkatësisht me nga 9 vjet e gjashtë muaj burg si dhe me nga një gjobë prej 1200 euro, tre shqiptarët Sinan Gjika, 45 vjeç, Fation Vokrri, 30 vjeç dhe Jedan Bardhaj, 33 vjeç.
Gjykata deklaroi se dy shqiptarë të tjerë të implikuar në grabijen e dhunshme të vitit 2002 në vilën Foschi, ishin arrestuar dhe dënuar më parë.
Mikel Fusha ishte dënuar me dhjetë vjet burg ndërsa Xhevahir Ndoka me pesë vjet burg.
Pesë shqiptarët janë akuzuar se më 17 prill 2000 kanë hyrë në vilën Foschi me dhunë dhe kanë kërkuar 30 milionë lireta italiane nga pronari i banesës, duke i mbajtur peng gruan dhe dy fëmijët e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›