Topi takon kreun e USAID: Do forëcojmë sistemin e drejtësisë
TIRANE- Presidenti i Republikës, priti në një takim drejtorin e ri të USAID Xhozef Uilljams, i cili iu prezantua Kreut të shtetit nga ambasadori amerikan në Tiranë Withers. Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi lart kontributin e rëndësishëm që ky organizëm i qeverisë amerikane ka dhënë për konsolidimin e standardeve demokratike në vendin tonë, për forcimin dhe rritjen e profilit të shoqërisë civile si dhe zhvillimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit në shumë fusha si ajo ekonomike, shëndetësore, arsimore, juridike, etj. Presidenti Topi nënvizoi interesimin e shtetit shqiptar për vijimin dhe rritjen e numrit të projekteve në këto fusha. Ai shprehu njëkohësisht edhe mirënjohjen për fondin e ndihmës së dhuruar nga USAID-i për banorët e zonave të përmbytura në veri të vendit. Presidenti bëri një ekspoze të zhvillimeve më të fundit e më të rëndësishme në vend, duke u ndalur sidomos në reformën e sistemin e drejtësisë, si dhe përpjekjet për të forcuar pavarësinë e institucioneve kushtetuese apo siç e quajti “për të fituar betejën e ditës për demokraci”. Gjithashtu, Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanëshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë si në integrimin e saj në NATO. Zoti Uilljams, theksoi se ruajtja dhe forcimi i institucioneve të pavaruara, konsolidimi i shtetit të së drejtës, një ekonomi e zhvilluar si dhe një sistem drejtësie i pavarur janë të domosdoshëm për një vend demokratik, që aspiron të bëhet pjesë së shpejti edhe e familjes së madhe evropiane.(m.a/News24/BalkanWeb)