Tiranë, grabitet arka e OSSH-së

Dy perosna të armatosur me pistoletë lodër kanë grabitur mesditën e së mërkurës arkën e OSSH në rrugën "Bardhyl" në Tiranë. Sipas burimeve nga policia e Tiranës mësohet se shuma që kanë marrë dy personat në filialin ku paguhen faturat e energjisë elektrike është 300 mijë lekët të rinj. Mënjehërë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie për të bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe për të marrë dëshmitë e dy arkëtareve që ndodheshin në momentin e grabitjes së arkës.
Ndërkohë mësohet se dy personat e armatosur me pistoletë lodër nuk kanë qenë të maskuar dhe pasi kanë marrë paratë janë larguar me një motorr. Por gjithashtu nga hetimet paraprake të policisë së Tiranës arka në të cilët janë grabitur paratë nuk ka asnjë elementë sigurie madje në të nuk ndodhej as një kasafortë ku mund të qëndroni paratë e mbledhura nga pagesa e faturave të energjisë elektrike dhe për grabitësit nuk ka qenë e vështirë ta grasinin arkën në momentin edhe kur po ndërrohej turni i arkëtareve. Ndërsa policia e kryeqytetit po punon për arrestimin e dy autorëve të kësaj grabitjeje.