Tiranë, grabitet filiali i postës në rrugën "Bardhyl"

Grabitet mesditën e sotme filial ii postës shqiptare në kyeqyteti. Grabitja ka ndodhur në zyrën e postës në rrugën "Bardhyl" ku persona të armatosur kanë hyrë brenda dhe nën kërcënimin e armëve i kanë marrë paratë arkëtarëve.
Mësohet se dy grabitësit pasi kanë kërcënuar arkëtarët me pistoleta lodër kanë marrë paratë dhe janë larguar me motor. Mësohet se shuma e grabitur është 3 milionë lekë.
Policia e cila ndodhet në vendngjarje ka marrë në pyetje arkëtarët dhe ka nsiur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.