E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha bën të vetat punët e të tjerëve

Tiranë- Kreu i bashkisë së Tiranës, Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Berisha, ndërsa ishte i pranishëm në fillimin e punës për rrugën “Sadik Petrela”.

“Besoj që sot ishte rasti që Kryeministri të ishte këtu dhe të mos kuturisej pas një kanali ujërash të zeza, sepse mbeti duke shkuar pas komunave e bashkive për të marrë ndonjë punë mbi vete, sepse punët qeveritare e shikoni të gjithë vetë si po shkojnë”- tha Rama, pas deklaratave të Berishës për ‘abuzime’ me deklaratat e terreneve sportive, ndërtimit dhe rikonstruksionit të shkollave dhe punëve në qytet.

Bashkia e Tiranës për të tretin vit radhazi nis ndërhyrjen në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në rrugë dytësore e brenda blloqeve të banimit. Këtë vit, pas 22 seancave publike, që Kryetari i Bashkisë së Tiranës e drejtues të saj realizuan disa muaj më parë me banorët e 11 njësive bashkiake të kryeqytetit, një nga shqetësimet e tyre ishte dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore, brenda blloqeve të banimit.

Kështu, këtë vit do të ndërhyhet në 62 rrugë kryeqytetase dhe implementimi i këtij projekti mendohet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetesës për banorët e kryeqytetit.

“Sot starton projekti i ri për 62 rrugë të përcaktuara në bazë të dëgjesave publike të realizuara në të gjitha komunitetet e kryeqytetit. Kështu me këto rrugë ne rrisim ndjeshëm cilësinë e jetës në të gjithë njësitë bashkiake, duke i dhënë mundësi mijëra banorëve që të mos ecin më mbi baltë”- tha Rama.

Evidentimi i tyre rrugëve është bërë nisur nga kërkesat e komunitetit dhe të vetë Njësive Bashkiake, duke siguruar shpërndarje territoriale në të gjithë qytetin e Tiranës. Sipas specialistëve, bëhet fjalë për rrugë, infrastruktura nëntokësore e të cilave është në gjendje të mirë, dhe nevoja e vetme paraqitet për një ndërhyrjeje vetëm në shtresat asfaltike.

Shpërndarja territoriale e tyre sipas Njësive Bashkiake renditet si më poshtë:

Njësia Bashkiake nr.17 rrugë

Njësia bashkiake nr.27 rrugë

Njësia bashkiake nr.37 rrugë

Njësia bashkiake nr.45 rrugë

Njësia bashkiake nr.58 rrugë

Njësia bashkiake nr.67 rrugë

Njësia bashkiake nr.74 rrugë

Njësia bashkiake nr.82 rrugë

Njësia bashkiake nr.94 rrugë

Njësia bashkiake nr.10 4 rrugë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›