Itali, gazetarja provokon Bechkam, e prek në pjesët intime
ROME- Ylli i futbollit Anglez, Dejvid Bekam u bë një natë më parë viktimë e një gazetareje Italiane e cila i kaloi caqet duke tentuar ta prekë futbollistin në vende intime. Ishte pikërisht gazetarja Elena Di Gioccio e emisionit të njohur Hienat, e cila u përpoq të prekte futbollistin e njohur në pjesët e tij intime teksa Bekam po jepte një intervistë në Milano. Gazetarët e emisionit donin të vërtetonin nëse ylli i futbollit i cili ka qenë protagonist në një sërë fushatash publicitare për të brendshmet e kompanisë Armani, është vërtet aq tërheqës sa shfaqet në fotografi. Gazetarja italiane deklaroi se dëshironte të dinte shkakun se përse linja e veshjeve Armani e ka zëvendësuar Bekamin me futbollistin Kristiano Ronaldo. Ajo vendosi ta merrte përgjigjen duke e prekur futbollistin e njohur, por ishin rojet e sigurisë që e larguan menjëhere yllin anglez të futbollit. (e.n/News24/BalkanWeb)