E Diel, 1 Nëntor 2026

Slogani i ri i AMC, “E shohim botën si ti”

TIRANE- “E shohim botën si ti” është slogani i ri i AMC. Kompania e telekomunikacionit AMC, prezantoi dje filozofinë e komunikimit para mediave në një ambient festiv. Fushata e re shpreh pozicionimin e ri të AMC, i cili fokusohet tek abonentët e kompanisë dhe merr frymëzim nga bota e tyre. AMC, me mesazhin “E shohim botën si ti”, që mbështetet në filozofinë e saj të orientimit drejt abonentit, vazhdon të ofroje tarifa dhe oferta të leverdisshme, shërbim të dedikuar ndaj abonentëve si dhe përdorim të teknologjisë më të fundit me të cilën kjo kompani operon në treg. Drejtori i Përgjithshëm i AMC, Stefanos Oktapodas, u komunikoi gazetarëve dhe drejtuesve të mediave të pranishmëm se kompania e tij ofron produkte konkurruese, shërbime të përparuara dhe shërbim cilësor ndaj abonentit. AMC ka paraqitur reklamën e re të saj, ku jepen pamje nga jeta e përditshme, të vrojtuara nga këndvështrime të ndryshme.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›