E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, protesta, i burgosuri qep gojën me gjilpërë

FUSHE KRUJE- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në burgun e Fushë Krujës. Një i dënuar me 22 vjet burg për vrasje, ka tentuar të qepë gojën me gjilpërë në shenjë hakmarrjeje, pasi pretendon se është dënuar padrejtësisht. Mësohet se Fatmir Ahmetaj ndodhej prej një jave në grevë urie, teksa kërkonte ti dëgjohej ankesa e dënimit të padrejtë. Ahmataj kishte për të përfunduar edhe 14 vjet burg. Kërkesa e tij për pafajësi ka rënë në vesh të shurdhër, cka e ka detyruar të protestojë duke qepur gojën me gjilpërë. Gardianët kanë ndërhyrë në kohë, duke e transportuar të gjakosur në spitalin e burgut. Më pas është transportuar drejt spitalit të Tiranës.Nga burimet policore, mësohet se i burgosuri me origjinë nga Mamurrasi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesjen e mjekëve. Fatmir Ahmetaj ka kryer vetëm 8 vjet burg, ndërkohë që i mbeten edhe 14 vjet të tjera, i akuzuar për vrasjen e një personi. Nga informacionet e marra, i burgosuri kishte kërcënuar më parë se do ta kryente këtë veprim, nëse nuk dëgjohej.Ky nuk është rasti i parë i veprimeve ekstreme nga të burgosurit. Një tjetër incident i pazakontë ka ndodhur kohë më parë kur një tjetër i dënuar në shenjë proteste gëlltiste brisqe.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›