E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, gjendet me fyt të prerë në shtëpi e reja shqiptare



Quhej Aruska Sedana e reja shqiptare, e cila u gjet me fyt të prerë në shtëpinë e saj pranë një pellgu me gjak, ku bashkëjetonte me të fejuarin e saj. Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka gjetur të fejuarën e tij të vrarë, duke lajmëruar menjëherë karabinierët. Trupi i saj i pajetë është gjetur pasditen e djeshme, rreth orës 14:30, sapo i fejuari i saj, edhe ky shqiptar, ishte kthyer nga puna në apartamentin ku banonin në rrugën “Pietro Giannone”. Ende nuk dihet nëse ishte me dokumente të rregullta apo klandestine. Vajza ishte e veshur me kostum sportiv, ndërkohë që kishte vetëm një muaj që kishte ardhur nga Shqipëria në Cerignola. Fqinjët e përshkruajnë vajzën, e cila ndoshta është minorene, një person mjaft të qetë. E fundit herë që ata e kanë parë të gjallë vajzën është ora 9 e mëngjesit, kur ka qenë duke nderur rrobat në ballkon. Sipas hetuesve, dyshohet se nuk bëhet fjalë për një krim italian, pasi nga mënyra duket tipike e vendit të saj të origjinës, Shqipërisë. Hetuesit sqarojnë se janë duke punuar për zbardhjen e krimit. Sipas karabinierëve, i fejuari i vajzës është shqiptar, 22 vjeç dhe punonte në një ofiçinë të shkatërrimit të automjeteve. I riu ka dalë si çdo mëngjes për në punë dhe kur është kthyer rreth orës 14:30 ka zbuluar trupin e pajetë të së fejuarës së tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›