E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtroi me kredite, prangoset e kerkuara

Tirane-Nje e kerkuar nga drejtesia ka rene ne prangat e policise. Nuk ka zgjatur me shume se disa muaj, qendrimi ne liri, ne nje kohe qe ishte e denuar me burg nga gjykata. Kane qene specialistet e sektorit operacional special dhe te kerkimit, ata qe bene te mundur kapjen e 37-vjecares me inicialet S.V, banuese ne Tirane. Burime zyrtare te policise, bene te ditur se arrestimi i saj u be, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin penal te formes se prere, te dates 29 shtator 2009, e ka denuar me 5 muaj e 10 dite burg, per vepren penale te "fallsifikimit te dokumentave" dhe "mashtrimit me kredi", veper penale kjo e parashikuar nga nenet 186/1 dhe 146 te Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›