E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kapet 44 kg marijuanë, prangoset shqiptari

Një 27 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi është kapur me 44 kg marijuanë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se Ilirjan Hoxha u arrestua nga policia e Messinas në Itali pasi gjatë kontrollit të bërë në disa makina që zbrisnin nga një target është gjetur edhe sasia e drogës.
Sipas mediave qeni i antidrogës nuhati lëndën narkotike, ku falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë u bë bllokimi i shqiptarit ndërsa në bagazh u gjetën 40 pako me nga 1 kilogramë lëndë narkotike.
Kështu 27-vjeçari Hoxha u vu në pranga me akuzën për tëfik droge. Sipas policisë droga vinte nga Puglia dhe kishte si destinacion Ragusën, dhe se nga shitja e saj fitimi parashikohej të ishte 400 mijë euro.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›