E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet në Greqi një shqiptar i akuzuar për vrasje

Kapet në Greqi një shqiptar i akuzuar për dy vrasje dhe 5 plagosje në vitin 1997.
 

Sipas informacioneve, 43-vjeçari shqiptar, identiteti I të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar në Athinë pasi kërkohej nga Interpol Tirana për vrasjen e dy komisionerëve zgjedhorë në Ersekë.
 

Ngjarja e rëndë është shënuar më 29 qershor 1997 në Ersekë ku 43-vjeçari i arrestuar është një prej autorëve të vrasjes së dy komisionerëve Nako Skupra dhe Ilirjan Arapi gjatë transportimit të kutive të votimit në bashkinë e këtij qyteti.
 

Gjithashtu kanë mbetur të plagosur edhe shtetasit Taqo Skupra, Alfred Shehu, Kastriot Zenollari, Arben Arapi plagosur edhe Shaban Koxhaj .
 

Për ngjarjen e 29 qershorit 1997 në Ersekë akuzohen 7 persona.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›