E Diel, 1 Nëntor 2026

eshtja Meta Gjykata e Larte zbardh vendimin

Gjykata e Lartë ka zbardhur sot vendimin për çështjen e ish-zëvendëskryeministrit dhe njëkohësisht kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Në vendimin e saj, gjykata shpjegon arsyet se përse shpalli të pafajshëm në 16 janar ish-zëvendëskryeministri Meta, duke e zhveshur atë nga akzaut e prokurorisë për përfshirje në afera korruptive. Vendimi i zbardhur saktësonte se Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të pikës 1 të nenit 141 të Kushtetutës, të pikës 2 të nenit 75/b dhe të shkronjës “a” të pikës 1 të nenit 388 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Deklarimin e pafajshëm të së pandehurit Ilir Meta për akuzën e kryerjes së veprës penale të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi fakti nuk provohet se ekziston, bazuar në nenin 388, pika 1 shkronja “a” të Kodit të Procedurës Penale. Në vendimin e 5 gjyqtarëve, Ardian Dvorani, Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Guxim Zenelaj dhe Ardiana Fullani argumentohet se video përgjimi i Meta- Prifti nuk përmbush kriteret ligjore për t’u konsideruar provë materiale pasi dëgjueshmëria dhe kuptueshmëria nuk mundësojnë qartësimin i bisedës që pretendohet. Kolegji Penal arsyeton se  nuk u arrit të provohet që i pandehuri Ilir Meta t’i ketë ofruar e premtuar shtetasit Dritan Prifti përfitime të parregullta, sikurse u pandeh, në shumën 700 mijë euro dhe 7%  të aksioneve me qëllim që shtetasi Dritan të favorizuar kompanine “Vëllezërit Tola”. Kolegji Penal, pas shqyrtimit të akteve procedurale dhe vlerësimit të provave të marra nuk krijoi bindje se në gjykim u vërtetua që i pandehuri Ilir Meta të ketë kryer veprën penale të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, për të cilën ndaj tij ishte ngritur akuza nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme. Në arsyetimin e vendimit shkruhet se Kolegji Penal, pasi shqyrtoi dhe çmoi tërësinë e provave të pranuara dhe verifikuara në gjykim dhe pasi i analizoi ato në raport me ligjin procedural dhe material të zbatueshëm, vjen në përfundimin se nuk mund të krijohet bindje mbi ekzistencën e faktit në kuptimin penal. Për këto arsye kolegji penal vendosi deklarimin e pafajshëm të së pandehurit Ilir Meta për akuzën e korrupsionit aktiv. Vendim ky i formës së prerë.  Vendimi i dhënë me 16 janar të këtij viti i dha fund akuzave të Dritan Priftit dhe të Prokurorisë së Përgjithshme ndaj Ilir Metës.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›