E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier zbardhet vrasja e 97 pranosen pas 15 vitesh autoret

Pas një hetimi të gjatë, policia dhe prokuroria e Fierit ka arritur të identikfojë dhe të arrestojë autorët që vranë nënë e bir, Drita dhe Ermal Rrapollari. Ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Patosit më datë 03.04.1997. Me realizimin e operacionit të koduar “Memorja“ në kuadër të së cilit u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i vrasjes së ndodhur 15 vjet më parë si dhe identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasit:
1-Eduart Banaj, 36 vjeç,  nga Patosi, Arben Çela, 45 vjeç, nga Patosi, Altin Hoxha, 36 vjeç, nga Patosi si dhe është shpallur në kërkim  Roland Likaj, 37 vjeç, banues në Mbrostar Fier. 
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa leje të armeve luftarake”. Këta persona dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin me datë 03.04.1997, vendin e quajtur lagja 1-Maji Patos, kanë vrarë me armë zjarri në banesën e saj shtetasen Drita Rrapollari dhe djalin e saj Ermal Rrapollari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›