E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kapet me drogë shqiptarja shtatzënë

Një grua shqiptare është vënë në pranga nga policia, pasi i është gjetur drogë, në rrobat e trupit. Policia italiane e Olbias, Sardenjë, ka vënë në pranga 30-vjeçaren Ariana Zelo, e cila dhe pse shtatzënë kishte fshehur në trup një sasi prej 35 gramësh kokainë. Ajo është ndaluar dhe është vënë në pranga për shpërndarje të lëndëve narkotike. Agjentët e policisë kishin hyrë në një apartament, pasi kishin marrë informacion se aty shpërndahej lëndë narkotike. Sipas policisë së bashku me gruan shqiptare është ndaluar dhe një burrë, po shqiptar. Pasi kishin shkuar në banesë, policia ka ushtruar kontroll dhe në veshjet e brendshme të shqiptares Zelo është gjetur dhe lënda narkotike. Pas arrestimit, shqiptarja 30-vjeçare është lënë nën masën e sigurisë "arrest në kushtet e spitalit", për shkak të gjendjes së të shtatzënisë. Pas komunikimit të masës ajo është shtruar në spitalin e qytetit, ku ruhet nga efektivët e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›