BE, Serbia të ndryshojë ndaj Kosovës
Nëse Serbia ëndërron që të futet në Bashkimin Europian, ajo në radhë të parë duhet që të ndryshojë politikën e saj ndaj Kosovës. Një deklaratë të tillë, eurodeputetja gjermane Doris Pack e ka deklaruar në një tryezë të rrumbullakët të zhvilluar në Berlin, ku ka theksuar se derisa të mos zgjidhet problemi me Kosovën, Serbia nuk do të hyjë në Bashkimin Europian.
"As ndarja eventuale e Kosovës nuk do të zgjidhte problemin ekzistues. Ai mund të zgjidhet vetëm nëse serbët në Kosovë marrin fatin në duart e veta", tha eurodeputetja lidhur me një fakt të tillë.
Sipas saj, problemi më i madh i Serbisë mbetet mosnjohja e Kosovës, gjë e cila duhet të ndryshojë.