Itali, kapet shqiptari me 9 kg drogë. Vinte nga Spanja
Droga me vlerë 7.6 milionë euro është gjetur e fshehur në Bmw X5 që drejtohej nga i riu shqiptar. Mbrohet 35 vjecari: Nuk dija gjë për drogën. Makinën e bleva të përdorur.
ROME- Një sasi prej 19 kg kokainë, e cila në treg arrin vlerën e 7.6 milionë eurove është sekuestruar nga karabinierët e Ventimilias në autostradën A10 në Itali. Droga e ndarë në 18 pako është gjetur e fshur në një veturë tip 'Bmw X5', e drejtuar nga shqiptari Ervis Petro, 35 vjec. Shqiptari me banim në Ciampino të Romës është arrestuar me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Agjencia italiane e lajmeve Ansa shkruan se i riu është ndaluar nga policia italiane për një kontroll rutinë, dhe gjatë kësaj kohe ka shfaqur shenja nervozizmi dhe kishte hezituar të tregonte se kishte hyrë në Itali nga Spanja.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur lëndën narkotike të fshehur poshtë tapicerisë së pasme të makinës, e cila për të humbur cdo gjurmë ishte fiksuar mjaft mirë. Sipas policia droga kishte destinacion qytetin italian të Lazios.
Gjata deklarimeve në polici shqiptari Ervis Petro ka mohuar që të kishte dijeni për lëndën narkotike dhe se kishte pak kohë që kishte blerë mjetin e përdorur.
(s.g/BalkanWeb)