E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumira e Filipit, sot prehet në Lezhë



Brian Filipit, futbollistit shqiptar të Ravenës dhe Kombëtares U-21, i cili gjeti vdekjen në mënyrë tragjike ditën e premte në Cervia të Italisë, iu dha të hënën lamtumira e fundit në tokën italiane, përpara se trupi i tij i pa jetë të prehet përjetësisht në banesë e fundit, në qytetin e tij të lindjes, në Lezhë. Ditën e shtunë e të diel, në të gjitha stadiumet shqiptare, ku u luajtën ndeshjet e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë e të Dytë, por dhe në Itali, në takimet e Serisë A, B, Lega Pro, në këtë fundit aktivizohej Briani 20-vjeçar me Ravenën u mbajt një minutë heshtje në kujtim të tij. Të dielën, kryebashkiaku i Ravenës, Mateuci, kërkoi të mbahej një minutë heshtje në kujtim të futbollistit të talentuar shqiptar, i huazuar nga Palermo te Ravena, duke e konsideruar Briani një lojtar premtues, ndërsa shokët e skuadrës së tij humbën një mik të madh. Takimi Foxhia-Ravena, i programuar për më datë 20 shtator, Filipi do të luante në atë takim, u shty, për më 30 shtator. Vendimi u mor nga presidenti i Lega Pro (ish-Seria C), Mario Macalli. Testet e kontrollit të alkoolit të kryera ndaj gruas 52-vjeçare, e cila shkaktoi edhe aksidentin tragjik, e që përfundoi me humbjen e jetës së sulmuesit të talentuar, Brian Filipi, sipas policisë së bashkisë së Cervias, dolën negative.

22 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›