E Shtunë, 31 Tetor 2026

Magani: E ngre unë “Flamur”-tarin në Vlorë



Gugash Magani është zyrtarisht trajneri i ri i Flamurtarit. Ish-tekniku i Shkumbinit u prezantua dje me skuadrën. Magani do të pasojë në bankinë vlonjatin Eqerem Memushi, ky i fundit dha dorëheqjen pas humbjes 0-3 me Teutën, e treta rresht në katër ndeshjet e para të këtij sezoni. Interesant është një fakt, Magani, ishte “koka e parë e prerë” e këtij edicioni, pavarësisht se tekniku e dha vetë dorëheqjen nga drejtimi i Shkumbinit pas humbjes në Peqin me Besën, takim i vlefshëm për javën e dytë. 44-vjeçari Magani do të debutojë në bankinën vlonjate në takimin Gramozi-Flamurtari. Si trajner i Shkumbinit, legjenda e futbollit peqinas barazoi 0-0 në Ersekë me Gramozin. Flamurtari në katër javët e para ka grumbulluar 3 pikë, një më shumë se Gramozi i vendit të fundit, 2.

SUPERLIGA 2009-2010
LËVIZJET E TRAJNERËVE

Shkumbini:
Gugash Magani (nga java 1-2), Kristaq Mile (nga java 3)

Flamurtari:
Eqerem Memushi (nga java 1-4). Nga java e 5-të, Gugash Magani

Ndeshjet e Flamurtarit
Java 1: Tirana-Flamurtari 1-3
Java 2: Flamurtari-Dinamo 0-3
Java 3: Skënderbeu-Flamurtari 1-0
Java 4: Flamurtari-Teuta 0-3
Java 5: Gramozi-Flamurtari 26.09

22 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›