E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Itali takon Kryeprokurorin e Antimafias

Gjatë takimit të Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama dhe Kryeprokurorit të Antimafia Z.Pietro Grasso është diskutuar për çështje konkrete që janë hetimet e përbashkëta nga të dy prokuroritë. 

TIRANE- Kryeprokuroria Ina Rama ndodhet per një vizitë zyrtare disaditore në Itali. Programi i vizitës së Prokurores së Përgjithshme Rama në vendin fqinj ka parashikuar një sërë takimesh të rëndësishme, me përfaqësues të institucioneve homologe dhe ato të linjës . Në ditën e parë të takimeve zonja Rama ka takuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Kombëtare të Antimafia Z.Pietro Grasso. Gjatë takimit diskutimi është përqëndruar për gjetjen e metodave, për të forcuar bashkëpunimin mes institucioneve të dy vendeve, Prokurorisë Anti-mafia dhe Prokurorisë Shqiptare. Gjithashtu është diskutuar për çështje konkrete që janë hetimet e përbashkëta nga të dy prokuroritë. Kryeprokurori i Antimafia Z.Pietro Grasso premtoi angazhimin për ratifikimin nga parlamenti Italian të marrëveshjes së ekstradimit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›