Itali, kapet shqiptari, tutor prostitutash
ITALI/ SORISOLE – Policia italiane ka vënë në pranga një të ri shqiptar që e detyronte një vajzë të prostituonte duke e mbajtur të mbyllur në shtëpi, madje e përgjonte me anë të mikroçipa. Karabinierët e Bergamos dhe të Curnos, pohuan dje se kanë arrestuar një 22-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se drejtonte një rrejt trafiku prostitucioni nga Evropa Lindore dhe Villa d’Almè - Dalmine. Hetimet, të cilat kanë zgjatur rreth dy muaj, kanë krijuar bindjen se tutori, së bashku me një tjetër të shpallur në kërkim si bashkëpunëtore, trafikonin vajza në Itali duke u premtuar një punë të ndershme dhe më pas i detyronin të prostituonin, duke u mare dokumentet e identitetit dhe duke i kërcënuar me jetë, nëse rebeloheshin. Në trupin e vajzave, karabinierët kanë gjetur mikroçipa, të cilat ishin të urdhëruara t’i mbanin dhe gjatë marrëdhënieve me klientët. Në këtë mënyrë ata mund t’i kontrollonin fjalët dhe lëvizjet e vajzave, në mënyrë që ato të mos kishin mundësi të kërkonin ndihmë. Ditën vajzat mbaheshin të mbyllura në shtëpi, dhe herë-herë të prangosura, në mënyrë që të shmangej arratisja e tyre. fa.ma.