E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pyetësori i BE, trajnim nga Kroacia

 

DURRES - Shqipëria do të bëhet pjesë e bashkësisë evropiane, pavarësisht qëndrimit regresiv të opozitës, e cila kërkon bllokimin e këtij procesi madhor. Nga Plazhi i Durrësit, ku u mbajt konferenca me temë “Përgatitjet për pyetësorin e Komisionit Evropian” përfaqësuesit e lartë të qeverisë së integrimit, si dhe të deleguarit e huaj i kanë dhënë mesazhin e madh shqiptarëve se heqja e vizave në zonën “Shengen” dhe anëtarësimi në BE do të realizohen me hapa të përshpejtuar. Sipas ministres Majlinda Bregu, vendi ynë është gati t’i japë përgjigjet pyetjeve që ngrihen, pasi janë plotësuar reformat e kërkuara. Në konferencë kanë qenë të pranishëm edhe ministra të kabinetit qeveritar dhe është prezantuar rruga që ka ndjekur Kroacia, eksperienca e së cilës është dhënë për vendin tonë nga ekspertët e këtij shteti ballkanik. Në prezantimin e përvojës kroate, në plotësimin e pyetësorit, ka marrë pjesë kryenegociatori i Republikës së Kroacisë, Vladimir Drobnjak. Duke ditur ngjashmërinë në shumë pikëpamje mes Kroacisë dhe Shqipërisë, vendi ynë po shfrytëzon më së miri këtë përvojë të suksesshme. Më shumë se një vit më parë në bllok këto dy shtete u bënë pjesë e familjes së NATO-s dhe tani synojnë së bashku edhe anëtarësimin me të drejta të plota në BE.             o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›