E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italiania në gjyq, “trafikoi” 7-vjeçarin

 

TIRANE – Prokuroria e Tiranës dërgon në gjykatë një shqiptaro-franceze që tentoi të kalonte ilegalisht në rrugë ajrore drejt Francës një të mitur në muajin gusht të këtij viti. Burime pranë gjykatës së kryeqytetit bënë të ditur depozitimin në sekretarinë e kësaj gjykatë të dosjes në ngarkim të Miranda Gomez (Luli). Në dosjen që mban numrin 2210 shqiptaro-francezja akuzohet për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Ngjarja për të cilën akuzohet Miranda Gomez (Luli) me kombësi Shqiptare dhe shtetësi Franceze u regjistrua në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas në 4 gusht të këtij viti. Ajo u ndalua nga autoritet policore të komisariatit të Rinasit, teksa po tentonte të largonte drejt Francës një 7-vjeçar, i cili nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm. Para kontrollorëve ajo e ka prezantuar fëmijën si të sajin. Pas arrestimit, u mësua se fëmija i përkiste një çifti shqiptarësh që jetonin në Francë dhe Gomez iu kishte premtuar atyre t’ua dërgimin në këtë shtet. Për të arritur këtë ajo do të shfrytëzonte dokumentet e djalit të saj, i cili kishte ngjashmëri fizike me të miturin 7-vjeçar.                    ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›