Itali, miratohet buxheti faktik, Berluskoni humb shumicën
ROME - Buxheti faktik i Italisë u miratua me 308 vota, por 309 deputetë votuan gjithsej ndërsa 321 të tjerë bojkotuan votimin. Mediat italiane raportojnë se kryeministri Berluskoni pritet të takohet me presidentin e vendit Giorgio Napolitano.
BERLUSKONI TAKIM ME PRESIDENTIN NAPOLITANO
Ora-18:44 Mediat italiane raportojnë se kryeministri Berluskoni pritet të takohet me presidentin e vendit Giorgio Napolitano për të diskutuar rezultatin e votimit të sotëm në Dhomën e Ulët të Parlamentit italian.
Burime brenda partisë së kryeministrit përjashtuan mundësinë e dorëheqjes së Berluskonit, duke konfirmuar se takimi do të zhvillohet vetëm për të diskutuar situatën.
Eurokomisioneri për çeshtjet ekonomike Olli Rehn e cilësoi tepër shqetësuese situatën në Itali dhe bëri të ditur se të mërkurën do të nisë puna e misionit monitorues të KE-së në Romë.
MIRATOHET BUXHETI FAKTIK, BERLUSKONI HUMB SHUMICËN
Ora-16:55 Kryeministri italian Silvio Berluskoni ka humbur mazhorancën në Dhomën e Ulët të Parlamentit.
Buxheti faktik i Italisë u miratua me 308 vota, por 309 deputetë votuan gjithsej ndërsa 321 të tjerë bojkotuan votimin. Rezultatet tregojnë se kryeministri Berluskoni ka marrë më pak se gjysma e votave të Dhomës së Ulët.
Pavarësisht se opozita nuk votoi, shumë deputetë të koalicionit qeverisës së kryeministrit nuk morën pjesë në votim.
Edhe 5 deputetë të partisë së Berluskonit, “Populli i Lirisë”, njoftuan përpara votimit se nuk do të merrnin pjesë, duke vënë kështu në rrezik mazhorancën e Berluskonit.
Në fakt, aleatët e tij brenda koalicionit, nga radhët e “Ligës së Veriut”, i bënë thirrje Berluskonit të japë dorëheqjen, pasi tregjet financiare nuk kanë më besim se ai mund të menaxhojë krizën e borxheve në vend.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rehn: Situata ekonomike në Itali shumë shqetësuese