Siguria e digave, Naço: Nuk do të ketë përmbytje
TIRANE – Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço garanton se nuk do të ketë përmbytje për shkak të keqmenaxhimit dhe se siguria e digave është maksimale.
I thirrur në komisionin e sigurisë, për masat e marra për të parandaluar përmbytjet, kryesisht në zonën e Shkodrës, Naço tha se janë vënë në dispozicion 1.2 miliardë lekë nga buxheti për argjinaturë dhe masa mbrojtëse.
“Nëse ne zbatojmë me korrektesë këtë rregullore, nuk do të ketë përmbytje për shkak të digave. Për shkaqe të tjera natyrore apo fatkeqësi të tjera ato nuk ndodhin vetëm tek ne, por edhe në vende të tjera te zhvilluara.”- theksoi Naço.
Ndërkohë ministri Naço e vuri theksin në ndërtimin e HEC-it të Skavicës dhe Ashtës, të cilët do të ndihmojnë në parandalimin e përmbytjeve.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Siguria e digave, Naço: Nuk do të ketë përmbytje