PD: Rama po manipulon votat e delegatëve në kongres
TIRANË- Partia Demokratike reagon për numërimin e votave të 1500 delegatëve në Kongresin e Partisë Socialiste. Kur kanë kaluar 72 orë nga votimi, PD akuzon liderin e opozitës Edi Rama se nuk po nxjerr rezultatin, pasi po e manipulon atë.
“Sapo u mbushën 72 orë nga përfundimi i votimit të 1500 delegatëve të klonuar të Partisë Socialiste, dhe akoma rezultati nuk bëhet i njohur, pasi po përpunohet në fabrikën e falsifikimit të Edi Ramës. Kjo dëshmon qartë se ky është një proces falsifikimi dhe manipulimi dhe jo një proces numërimi”, thuhet në deklaratë.
Po sipas PD, mosnxjerrjes së rezultatit bëhet në funksion të karriges së Ramës. “Njeriu që disa kohë më parë bërtiste 3 herë në ditë, për zgjatjen e procesit të numërimit të 1 milion e 600 mijë votuesve shqiptarë për zgjedhjet e 8 majit, vijon të zgjasë me 72 orë, numërimin e votave të 1500 delegatëve të klonuar të kongresit të tij, dhe kjo vetëm e vetëm që të arrijë klonimin në funksion të karriges së tij, të Asamblesë së ardhshme të kësaj partie”, theksohet në deklaratë.
(ma.ar/BalkanWeb)